Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur

4 Korrik, 08:22| Përditesimi: 4 Korrik, 09:54

  • Share

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mlot, pranë fshatit Markatomaj.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, një furgon dhe një makinë janë përplasur dhe kanë përfunduar të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital 3 persona.

"Rreth orës 07:24, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen V. K., 53 vjeçe, me furgonin me drejtues shtetasin L. D., 31 vjeç. Nga përplasja kanë dalë nga rruga të dyja automjetet dhe si pasojë janë dëmtuar 53-vjeçarja dhe 2 pasagjerë në furgon, shtetasit I. K., 36 vjeç dhe R. D., 70 vjeç.

70-vjeçari i dëmtuar është transportuar në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasit I. K. dhe V. K. kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?