Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

25 Mars, 18:51| Përditesimi: 25 Mars, 19:03

  • Share

LEZHË-Një aksident  ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën. Si pasojë e përplasjes, 4 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka çuar në përplasjen e fortë mes dy makinave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar për disa minuta, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të normalizuar qarkullimin.

 

 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?