Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari, një grua ndodhet në gjendje të rëndë (EMRI)

12 Shkurt, 16:05| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:33

  • Share

LEZHË - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.

Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa persona të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Siç bëhet me dije nga gazetari Elvis Hila, i vdekur ka mbetur 30-vjeçari Paulin Zefi, ndërsa një grua e plagosur Zh.H., 40 vjeçe, ndodhet në gjendje të rëndë. Mjeti i viktimës është përplasur me një kamion. Gjithashtu policia bën me dije se ka mbetur i plagosur dhe një shtetas tjetër.

'Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.', njofton policia.

Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të menaxhuar situatën, teksa aksi Lezhë-Shëngjin është bllokuar.

Lajmi ne perditesim...

 

 

 

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?