Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)

26 Janar, 09:54| Përditesimi: 26 Janar, 10:18

  • Share

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm (26 janar) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Një furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit.

Si pasojë e aksdentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Llesh Kola, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 09:00, tek kryqëzimi i "Dajçit", motomjeti me drejtues shtetasin Llesh Kola është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin A. N.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore aktualisht jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?