LEZHË-Gjashtë ushtarë të repartit ushtarak të Vau Dejës mes të cilëve dhe një grua mbeten të plagosur, pasi automjeti i ushtrisë u përplas me një autobot. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të “Kryqëzimit të Dajçit”.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Makina ushtarake ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në zonën e Fanit.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se mjeti i ushtrisë ka humbur kontrollin si pasojë e një defekti teknik, duke sjellë dhe përplasjen me autobotin me drejtues shtetasin N. P., i cili po udhëtonte në drejtim të Malit të Zi.
Fatmirësisht dy drejtuesit e automjeteve nuk morën lëndime, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethaneve të plota të ngjarjes.
Ai automjeti eshte dhurate italiane, tip ACL, prodhimvit 1980. FA i mori ne vitet 1998-2000. Ndaj aksidentohen mjetet.
Përgjigju