LEZHË - Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Viktima është Qesk Gjergji, mjek kirurg i spitalit të Lezhës. Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip "Benz" e cila ka dalë nga rruga.
Mjeku u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku pas disa orësh ka humbur jetën.
Si pasojë e aksidentit u plagos edhe një këmbësor tjetër gjendja e të cilit nuk dihet ende.
"Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë" - njofton policia.
Policia shkoi menjëherë në vendgjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Qesk Gjergj
Drejtuesi i mjetit që u aksidentuar ndërroi jetë disa orë pas përplasjes.
Ai ishte mjek kirurg i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji i cili ndërroi jetën Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në gjendje të rëndë shëndetësore një këmbësor.
EDI RAMA SHIKO URGJENTISHT KETE RRUGE VRASTARE ,,,RRUGEN TIRANE-SHKODER QE ESHTE JASHTE C'DO PARAMETRI EUROPIAN,,,PERGJEGJES PER KETE RRUGE ESHTE ILIR META NGA KY MASKARA E KEMI KETE PESHQESH,,,KJO RRUGE NA KA MARRE ME QINDRA NJEREZ,,,TE ZGJEROHET MENJEHERE ,,TE BEHET AUTOSTRADE 3 ME 3 KORSI ME NDARJE NE MES,,,,///
Përgjigju