Një grua ka humbur jetën ditën e sotme në Përrenjas, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Librazhd-Përrenjas, ndërsa viktima është identifikuar si 57-vjeçarja Qamile Hana, banuese në fshatin Rrajcë.
Bëhet me dije se Hana, këmbësore, u përplas nga një automjet tip "Wolksvagen", që drejtohej nga një grua. Nuk bëhen me dije as rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.