Aksidenti në aksin Librazhd–Qafë Thanë

Kronikë

Aksident në aksin Librazhd–Qafë Thanë, përplasen 2 automjete, plagoset njëri prej shoferëve dhe 3 pasagjerë

17 Korrik, 19:08| Përditesimi: 17 Korrik, 19:15

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Dy mjete janë përplasur me njëra- tjetër, njëri me drejtues shtetasin R. D. dhe tjetri me drejtues Ç. H..  

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi Ç. H. dhe dy pasagjerë të tjerë në automjetin e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një 15-vjeçar, pasagjer në të njëjtin automjet, po transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Librazhd/Informacion paraprak  Në aksin rrugor "Librazhd-Qafë thanë", automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H.. 

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?