Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku një automjet ka përplasur një grua dhe një vajzë 11-vjeçare, teksa po kalonin në anën tjetër të rrugës.
62-vjeçarja dhe vajza e vogël u dërguan në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. 62-vjeçarja Manushaqe Gjoka ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.
"Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.
Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.
Komente
