Kronikë

Aksident në aksin Lin–Pogradec/ Makina përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave (VIDEO)

29 Maj, 20:12| Përditesimi: 29 Maj, 20:23

  • Share

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin–Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka kaluar në korsinë e biçikletave, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut dhe pa dëmtime.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?