Kronikë

Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia

26 Janar, 11:27| Përditesimi: 26 Janar, 11:32

  • Share

Një aksident është shënuar paraditen e sotme (26 janar) në aksin rrugor Lushnjë-Fier.

Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije se drejtuesja e mjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur pasi 30 vjeçarja ka humbur kontrollin e makinës tip Volksvagen dhe ka përfunduar mbi kanalin e betontë pranë fshatit Lumth.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?