LEZHË- Një makinë tip ‘Benz’ me drejtues 60-vjeçarin T.M, teksa udhëtonte në aksin autostradë Mamurras-Fushë-Krujë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës.
60-vjeçari udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa në vendin e ngjarje kanë mbërritur autoambulanca, për ta dërguar të plagosurin për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i makinës, sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, ka gjetur vdekjen nga plagët e marra gjatë aksidentit.
'Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njfton policia.