Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona

30 Korrik, 16:57| Përditesimi: 30 Korrik, 17:11

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Marinëz-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Belinë.

Si pasojë e aksidentit, 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të Report Tv, personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?