Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielës në autostradën Milot-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.
Një autoveturë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pasagjerët e këtij të fundit nuk kanë marrë lëndime. Të plagosur kanë mbetur dy persona që ndodheshin në autoveturë, të cilët janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Komento
Komente
