Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë mbrëmje. Një autobot është përplasur me dy makina pranë tunelit të Kalimashit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë që po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në aksident u përfshinë një Benz me drejtues një person nga Tropoja, në të cilin ndodheshin 3 pasagjerë nga Kosova, dhe një autobot me drejtues një shtetas nga Kosova.
Qarkullimi i makinave u bllokua për më shumë se një orë në njërën korsi të Rrugës së Kombit për shkak të aksidentit.
"Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Policia e Kukësit dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit. Sipas policisë kanë ndërrruar jetë një 58 vjeçar dhe një 45 vjeçar të dy banues në Kosovë.
"Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip Ford", njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Keto shoferat e Kosoves jane shum te ndyre & te degjeneruar! Jo se ne jemi mete mire por ato na e kalojne.ngushedhime familjareve te viktimave.
Përgjigjudhe me kete video ju urojme nje jave te mbare.....
PërgjigjuSi ne tunelin e Kalimashit dhe ne ate te Krrabes shoferet nuk i zbatojne tabelat e shpejtesise dhe per kete fajtor eshte salla e monitorimit dhe nuk kuptohet perse ne dalje nuk ka polici qe ti procedoi kete kriminela qe marin jete njerezish.
PërgjigjuDemir! Ku ka polici! Policet i shef vetem me bllok ne dore,qe ne asnje shtet te botes nuk sheh polic me bllok ne dore veç tek ne! Qe e dakatuan kete milet me gjoba,jo se jam kundra gjobave ,por keto i tejkalojne shum kompetencat,dhe shum arrogant,dhe pa edukat sillen,dhe jan shum provokuesa.
Policia duhet te kontrolloj tahografet e ktyre pseudo kamionistave kosovar, jan me ngarkes dhe ecin me mbi 120km/h, bejn parakalime qe nje autovetur sdo guxonte, ta marrin seriozisht kete msg se jan kercenim per gjith shoferet ne rrug
Përgjigju