Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, dëmtohet drejtuesi i motorit dhe nëna e tij

2 Janar, 14:10| Përditesimi: 2 Janar, 16:05

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte (02 janar 2025) rreth orës 13:55, në aksin rrugor 'Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Zvirinë, ku një automjet tip "Benz", me drejtues të identifikuar me inicialet G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit dhe një pasagjere, e identifikuar me inicialet G.P., e cila është nëna e drejtuesit.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë shëndetësore me dëmtime të mëdha në këmbë dhe do të operohet, ndërsa nëna e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 13:55, në aksin rrugor 'Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit",- njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?