Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë! Makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shoferi transportohet në spital

2 Shkurt, 21:28| Përditesimi: 2 Shkurt, 22:00

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (2 shkurt 2025) në aksin Përmet-Këlcyrë, ku shoferi i një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin e drejtimit për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut dhe ka dalë nga rruga.

Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë. Ngjarja ka ndodhur konkretikisht në afërsi të kthesës së fshatit Kosinë, teksa automjeti po vinte nga Përmeti.

Shoferi i makinës, i identifikuar si S.Alushaj është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës pas disa dëmtimeve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?