Makina e përplasur në Prrenjas - Librazhd dhe çifti që u përfshi në aksident

Kronikë

Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari

15 Shkurt, 07:46| Përditesimi: 15 Shkurt, 21:29

  • Share

ELBASAN-  Duhej të ishte festa e tyre e dashurisë por u kthye në tragjedi. Një çift të fejuarish u përfshinë në një aksident tragjik pak pas mesnatës (15 shkurt) në aksin Përrenjas-Librazhd

Mediiat shkruajnë se 33-vjeçarin Zef Sinani me të fejuarën 20-vjeçarja Megi Xhetani kishin shkuar për Shën Valentin në Pogradec për të festuar.

Teksa po ktheheshin në shtëpi, mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion me targa nga Shkup, e reja humbi jetën në vend ndërsa 33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

Mediat shkruajnë se çifti kishte pak kohë që ishin fejuar.

33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bën me faj 33 vjeçarin për aksidentin.  

“U arrestua Zef Sinani, 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Zef Sinani., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Çifti që u përfshi në aksident

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?