KORÇË - Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në fshatin Mëmëlisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa si pasojë e përplasjes fatkeqësisht këmbësori i identifikuar si I. M., 55 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.
'Pogradec/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. 55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje', njoftoi sot policia.
Policia konfirmon se mjeti i braktisur ka shkaktuar aksidentin, ndërsa është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
"Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç",- njofton policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
