Kronikë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në rrugë

29 Qershor 2024, 10:59| Përditesimi: 29 Qershor 2024, 11:07

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot, në aksin Pogradec-Korçë.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht sipas policisë aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit

S.B/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?