Kronikë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren 43-vjeçare

1 Maj, 08:03| Përditesimi: 1 Maj, 12:36

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 maji) në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë ka përplasur një këmbësore 43-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", automjeti me drejtues  shtetasin D. Xh.,  ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për  veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?