Një 72-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pasi teksa udhëtonte me motor përplasur nga një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë.
Qemal Krasniqi ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes duke mos i mbijetuar plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur pranë fshatit Konjat.
"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor "Rotondo e Çermës-Lushnjë", duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë",- njofton policia.
Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes, ndërsa të drejtuesi i autobusit shtetasi Hektor Lakuriqi është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se mungesa e ndriçimit ka qënë shkak për përplasjen.
Komente
