Aksidentohet në Lushnjë bashkë me 2 fëmijët e mitur biznesmeni Kristian Boçi! Nga shpejtësia humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal

13 Shtator, 13:08| Përditesimi: 13 Shtator, 13:54

  • Share

LUSHNJË- Biznesmeni Kristian Boçi bashkë me dy fëmijët e tij të mitur është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Si pasojë e aksidenti kanë mbetur të tre të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Aksident i rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Golem. Boçi teksa ishte duke drejtuar mjetin Mercedez Benz me targa ‘AA 334 RP’ ka humbur kontrollin, pasi ka kaluar barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia e lartë.

Pranë spitalit të Lushnjës, Report Tv mëson se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës, më 28 qershor sekuestroi 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zef: 13/09/2024 13:29

    kta pabuksi u ben krejt bisnezmena skan pas as makine as gje ...patentat me lek si farefis gjynah kalamjt po atij si talype ishallah ja ploteson zoti deshiren bejne si 1 neper rruge se kane lidhje dhe lek pak e ka

    Përgjigju
  • Lendi: 13/09/2024 13:21

    Ly sikur ishte ne burg per pastrim parash apo ci qi t.e kane nxjerre per pushime

    Përgjigju
  • Ben Filozofi: 13/09/2024 09:35

    Mbajini syt ne rrug or te mjere, lereni telefonin. Ju rrofshin gle_t or pengje te pordhes dhe mbreter te asgjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?