Kronikë

Aksident në aksin Rrogozhinë-Peqin, përplasen dy makina, plagosen rëndë dy persona (VIDEO)

30 Janar 2022, 17:08| Përditesimi: 30 Janar 2022, 18:01

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin.

Burime bëjnë me dije se nga përplasja e dy makinave janë plagosur dy persona.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip 'Reno' dhe një makinë tjetër.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sa i përket të plagosurve, gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

/AV/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?