Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete! 3 persona të plagosur, njëri prej tyre dërgohet me helikopter në Tiranë

18 Gusht, 18:16| Përditesimi: 18 Gusht, 20:01

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve efektivët e policisë janë në vendngjarje, ndërkohë raportohet se 3 persona janë plagosur. Ndërkohë njëri prej të plagosurve është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor 'Pogradec-Qafë Thanë', në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese  shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Ora 19:43
U përfshi në aksidentin e rëndë në Pogradec, një prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)

 

Pas aksidentit në aksin rrugor Pogradc- Qafë Thanë, një nga tre të plagosurit është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve që ka marrë.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?