Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan, duke përfunduar jashtë rruge në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
'Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve. Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
