Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Makina përplas këmbësorin, 76-vjeç

10 Prill, 10:58| Përditesimi: 10 Prill, 11:01

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Një 76-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

76-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.   

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?