Tepelenë- Një makinë e shoqërisë së ruajtjes fizike "Nazeri", që raportohet se po transportonte një shumë prej 500 mijë eurosh, u përfshi sot (31 Tetor) në një aksident automobilistik, në aksin nacional Tepelenë-Përmet.
Makina që flitet po transportonte shumën prej rreth 500 milionë lekë të vjetra (e konvertuar ne gati 500 mijë euro), po vinte nga Përmeti kur u përplas me "Range Rover"-in që po vinte nga Tepelena.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI, tip FIAT, me targa AA391XC, dyshohet se i ka prerë rrugën fuoristradës tip "Range Rover", me targa AB356HK.
Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar, ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës, nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për pasojë u bllokua qarkullimi për gjysmë ore dhe pati vështirësi në qarkullim. Për shkak të lekëve kanë ardhur automjete të blinduara të tjera të shoqërisë “Nazeri”, 5-6 herë dhe perimetri është krijuar nga Policia e Shtetit për qëllime sigurie.
Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe zbulojë shkakun e aksidentit.
Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet me protagonist një makinë të policisë private Nazeri e cila po transportonte 500 milion lekë, ka ardhur një furgon i dytë i kësaj firme e cila ka marrë thasët me para.
Bëhet fjalë për më shumë se 10 thasë me para. Makina e Nazerit u aksidentua me një fuoristradë, ndërsa për momentin qarkullimi është i bllokuar në të gjithë aksin. Prej aksidentit janë lënduar 2 persona.