Foto arkive

Aksident në aksin Tiranë Fushkrujë, makina godet nga pas një tjetër mjet! Plagosen rëndë 2 persona

19 Nëntor, 07:35| Përditesimi: 19 Nëntor, 07:48

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (18 nëntor) në aksin Tiranë- Fushkrujë në afërsi të Larushkut.

Sipas burimeve të Report Tv, një autoveturë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjës të OSHEE të cilët po ktheheshin nga riparimi i një difekti.

Të dy punonjësit janë dërguar me urgjencë te trauma, ku pritet ti nënshtrohen ndërhyrjeve ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët si pasojë e mungesës së stafit janë të detyruar të punojnë dy apo më shumë turme pa ndërprerje.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?