Flobert Ajazi (viktima)

Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës! Humb jetën 35- vjeçari, pronar i një biznesi makinash! 2 të tjerë të plagosur

19 Shtator, 09:20| Përditesimi: 19 Shtator, 23:08

  • Share

Vorë-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Flobert Ajazi, pronari 35 vjeçar i një biznesi makinash ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksident në dalje të Vorës, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Ajazi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tij ndodhen në spital.

"Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, 35- vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit', njoftoi policia.

Për vdekjen e Flobertit ka reaguar dhe vëllai i tij.

"Me hidhërimin më të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tonë", shkruhet në lajmërimin e familjes Ajazi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Flobertit.  

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 19/09/2025 10:32

    Shkaqet e aksidentit dihen shpejtësia dhe mos respektim i tabelave,po ti zbatosh këto sa vetë nuk të gjen gjë dhe nuk mer njeri në qafë.I marin patentat me lekët,si mund të bëhesh shofer për një muaj kur as kungulli nuk bëhet,...në kohën e Enverit duheshin 9 muaj për të marë patentën.

    Përgjigju
    • Luan: 22/09/2025 11:43

      Në Francë është 6 muaj, Mbetje e komunizmit të jetë vallë…?!

    • Qielli blu: 19/09/2025 15:19

      Akoma te komunzmi ju ka ngel mendja, sdo behesh pilot me 9 muaj, mjafton te ndjekesh rregullat, e ktu sduan se jan budallenj. Vetem kaq, nje popull pordhac dhe i trashe qe ka inat rregullat, ky esht shkaku i cdo vrasje ne rruge.

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?