Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së dy makinave.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
"Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente

Shkaqet e aksidentit dihen shpejtësia dhe mos respektim i tabelave,po ti zbatosh këto sa vetë nuk të gjen gjë dhe nuk mer njeri në qafë.I marin patentat me lekët,si mund të bëhesh shofer për një muaj kur as kungulli nuk bëhet,...në kohën e Enverit duheshin 9 muaj për të marë patentën.
Përgjigju