Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari u regjistrua pasditen e kësaj të enjte në autostradën Durrës-Tiranë.
Policia njofton se aksidenti u regjistrua pranë mbikalimit të Fllakës një makinë me drejtues 52-vjeçarin 14:55 ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
“Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vetem ne Shqiperi njerzit kalojne ne autostrade dhe kete e paguajne me jete. Kur do gdhenden keta shpellare...
PërgjigjuNgushellime familjes, por edhe sa kohe dhe viktima duhet te kete qe t'u mesoje ketyre njerezve qe autostrada s'eshte per kembesore.
PërgjigjuDakord 100%,me Taulantin, por edhe njerzit qe hidhen nga nje ane tjeter te autostrades jane te patolerueshem, marin ne qafe veten dhe shoferet,,,ketu shoferi eshte i pa fajshem,,,,nuk la kesi tragjedish ne Evrope