Kronikë

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, 5 makina përplasen mes tyre! Vetëm dëme materiale, trafik i rënduar (VIDEO)

28 Gusht, 14:58| Përditesimi: 28 Gusht, 15:24

  • Share

Lushnjë- Aksident i pesëfishtë në autostradën Fier-Lushnjë. Në përplasje janë përfshirë 5 automjete njëri pas tjetrit dhe ngjarja ndodhi në afërsi të Savrës dhe fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

 Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë, pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. mes mjeteve të përfshira janë një taksi e verdhë dhe një furgon.

Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku. Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës, drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta.

Drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kryejnë manovra të gabuara. Të paktën sot pati vetëm dëme materiale.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?