Lushnjë- Aksident i pesëfishtë në autostradën Fier-Lushnjë. Në përplasje janë përfshirë 5 automjete njëri pas tjetrit dhe ngjarja ndodhi në afërsi të Savrës dhe fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë, pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. mes mjeteve të përfshira janë një taksi e verdhë dhe një furgon.
Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku. Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës, drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta.
Drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kryejnë manovra të gabuara. Të paktën sot pati vetëm dëme materiale.
Komente
