Lushnjë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier-Lushnjë.
Një mjet tip ‘Benz’ dhe një motoçikletë, janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana dhe dinamikë që po hetohet.
Drejtuesi i motoçikletës për pasojë mori dëmtime serioze dhe u dërgua në spital me urgjencë.
Gazetari i Report Tv, Yrjet Saliasi, informon se policia e qarkullimit rrugor punoi për të disiplinuar trafikun rrugor të krijuar pas aksidentit, ndërsa pritet policia shkencore për dokumentimin e rastit.
Komente
