Aksident në autostradën 'Fier-Vlorë'/ Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë një person

16 Gusht 2020, 17:20| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 17:33

  • Share

VLORË- Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën "Fier-Vlorë" duke përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kripores në fshatin Cerkovinë. Nga aksidenti është lënduar rëndë një grua, e cila ishte pasagjere në makinë.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Akoma nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksident.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?