Foto Ilustruese

Kronikë

Aksident në autostradën Kukës -Milot, mjeti përplas këmbësorin teksa po kalonte trafikndarësen! 63- vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma

31 Maj, 11:11| Përditesimi: 31 Maj, 11:17

  • Share

Kukës-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi”, në autostradën Kukës -Milot. 

Sipas policisë, automjeti me drejtues personin me inicialet B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

63- vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

'Kukës/Informacion paraprak. Në vendin e quajtur ura e “Drinit  të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?