Kronikë

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas 'Audin' me 3 turistë francezë

12 Gusht, 16:48| Përditesimi: 12 Gusht, 16:57

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

 

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?