LEZHË - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme (8 dhjetor) në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së Fushë-Milotit.
Si pasojë e përplasjes së makinave u plagosën 2 persona. Për shkak se makina e tyre pësoi dëmtime të shumta, ata kanë mbetur të bllokuar derisa policia ka ndërhyrë.
Pasi ata u nxorën nga makina, të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se një prej të dëmtuarve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.
Makina e aksidentuar