Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje- Fier në afërsi të fshatit Rrapëz. Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të autostradës.
Motoçikleta që drejtohej nga Aeksander Hila 55- vjeç ka përplasur këmbësorin Hakim Maledhi 70 vjeç. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.
Në vendngjarje policia rrugore po disiplinon trafikun dhe po dokumenton aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mund të ketë humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin.
Komente
