Kronikë

Aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, Benzi përplas kamionçinën e parkuar anës rrugës. 2 të plagosur (VIDEO)

25 Korrik, 16:58| Përditesimi: 25 Korrik, 17:11

  • Share

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Sipas gazetarit të Report Tv, Yrjet Saliasi, një automjet tip Benz ka goditur nga mbrapa një kamionçinë të ndaluar në anë të rrugës.

Nga përplasja, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje duke kryer procedurat përkatëse dhe dokumentimin e aksidentit. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?