LEZHË-Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit mbrëmjen e sotme. Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Milotit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur rëndë, dhe dyshohet se bëhet fjalë për drejtuesen e mjetit.
E lënduara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
Komento
Komente
