Kronikë

Aksident në autostradën Shqipëri-Kosovë, përfshihen 5 automjete. Nuk ka të lënduar (VIDEO)

17 Shtator, 16:20| Përditesimi: 17 Shtator, 16:34

  • Share

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Shqipëri-Kosovë ku janë përfshirë 5 automjete.

Përplasja ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, 4 kilometra pas daljes nga kufiri i Shqipërisë.

Një makinë u përplas fillimisht me një kamion Iveco, e më pas në aksident u përfshinë edhe automjetet e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar , por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtim.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?