Kronikë

Aksident në autostradën Thumanë- Laç, makina përplas këmbësorin, humb jetën 

14 Mars, 19:37| Përditesimi: 14 Mars, 20:42

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme (14 mars) në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë tip Audi me drejtues Fabjan Tuci ka goditur për vdekje një këmbësorë, i cili nuk është identifikuar ende nga policia.

Dhe pse ndërhyrja e policisë dhe ambulancës ka qenë e menjëhershëm fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën në vend.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Audi dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës.

Krujë/Informacion paraprak. Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin Fabjan Tuci, 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?