Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20-vjeçari, nesër festonte datëlindjen

18 Nëntor, 08:41| Përditesimi: 18 Nëntor, 12:30

  • Share

Durrës- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.

Sipas policisë, 20- vjeçari Sabri Kreka, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë, 20-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

‘Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht sipas hetimeve, shkak dyshohet të jetë shpejtësia e madhe.

1731926690_6659ad673fe543f2b44efb7ef1f5486f.jpg

Ora 11:55
FOTO/ Humbi jetën në aksident në autostradën Durrës-Tiranë, 20-vjeçari do festonte nesër datëlindjen!

Sabri kreka, i riu i aksidentuar sot në Tiranë-Durrës

Pak orë pas aksidentit tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit, zbulohen edhe detaje nga ngjarja dhe se kush është viktima.

Mësohet se Sabri Kreka, i riu në foto, pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor (nesër), por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bhijju: 18/11/2024 12:25

    Ketu pse nuk jepet marka e modeli i automjetit, apo do u dale se ndalohet te drejtoje nje mjet aq te fuqishem pa i bere 21 vjec. Gjithsesi jeni profesioniste te medhenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?