Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, trajleri përplaset me trafikndarësen dhe përfundon në anën tjetër të rrugës

8 Mars 2022, 20:32| Përditesimi: 8 Mars 2022, 20:34

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Durrës-Tiranë. Një trajler është përplasur me trafikndarësen dhe ka kaluar në krahun e kundërt të autostradës duke bllokuar qarkullimin.

Aktualisht njëri sens i lëvizjes në autostradë është i bllokuar ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes ndërsa nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?