ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit të Krrabës. Paraprakisht mësohet se janë përplasur dy automjete, dhe se dy persona kanë mbetur të dëmtuar, po fatmirësisht pa lëndime serioze për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Ditën e djeshme, një tjetër aksident ndodhi në aksin Librazhd-Elbasan, ku humbi jetën një 25-vjecar pas përplasjes së një makine me një autobus me nxënës që po kthehej për në Tiranë nga një eskursion. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë dhe një parakalim i gabuar.
Ndërkohë që një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të Krrabës, ku një autoamblunacë është përplasur me një makinë. Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar në njerëz, por rruga ka mbetur e bllokuar nga mjetet.
Makina e përshirë në aksident me ambulancën
Ambulanca që u përshi në aksident