Aksident në Bathore, 'Smarti' rrotullohet dy herë dhe kalon në korsinë tjetër, plagoset 20-vjeçari! Report Tv siguron videon

19 Qershor 2020, 21:38| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 21:44

  • Share

Report TV ka siguruar videon e një aksidenti që ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Bathores në Kamëz. Në aksident është përfshirë një makinë "Smart" dhe një mjet tjetër i paidentifikuar nga policia.

Siç duket edhe nga pamjet, mjeti "Smart" pasi është përplasur nga makina tjetër është rrotulluar dy herë dhe ka kaluar në korsinë tjetër.

Si pasoje e aksidentit ka mbetur i plagosur 20-vjeçari me iniciale Xh.K.

Njoftimi i policisë
Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:25, në Bathore një mjet ende i paidentifikuar aksidentoi dhe është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues Xh.K., 20 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Im: 19/06/2020 23:29

    Bathore haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?