Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Berat, 20-vjeçari përplas me makinë këmbësoren e moshuar

26 Shtator, 11:37| Përditesimi: 26 Shtator, 11:41

  • Share

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Antipatrea” në Berat, ku një 20-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësore 68-vjeçare.

Policia bën me dije se ka arrestuar të riun, ndërsa e moshuara është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi në rrugën “Antipatrea”, me automjetin që drejtonte, përplasi këmbësoren, shtetasen H. T., 68 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?