Foto nga ngjarja

Kronikë

Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja

21 Mars, 20:51| Përditesimi: 21 Mars, 20:57

  • Share

Rreth orës 18:45 të pasdites, në rrugën "Antipatrea", në lagjen '30 Vjetori' të qytetit të Beratit, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren, E. D., 37 vjeçe. 

Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçarja ka marrë plagë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij. Policia po punon për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?